Histori-mision


Në 18 Nëntor 2011, në Kishën ADI e Isola Capo Rizzuto në Itali, delegacionet prezantues të Asambleve të Perëndis të Italis, Spanjës, Portugalis dhe Greqis janë takuar për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin e Krishter në kombet tona e të hapesirës Europiane ku bëjmë pjesë.

Mbas përshëndetjes së vëllait Loria, presidenti i Asambles së Perëndis në Itali,presidentët e tjerë të Asambleve të Perëndis kanë shpjeguar  veprimtaritë e kryera në vendet e tyre, edhe mbi veprimtaritë misionare. Ishte gjë e mirë shqyrtimi se si Perëndia është duke bekuar çdo vepër, duke na përdorur si vegla shpëtimi për të humburit dhe për rritjen shpirtërore të atyre që bëjnë pjesë në këtë “familje” të mrekullueshme të Asambleve të Perëndisë.

Në këtë atmosferë vëllazërore, delegacionet kanë vendosur të mbajnë lidhje të qëndrueshme në bashkëpunim midis veprave kombëtare.U krijua kështu Lidhja e Asambleve të Perëndisë në Europën Jugore.(SEAGF), e përbërë si fillim nga vepra kombëtare e Asambleve të Perëndisë, Italis, Spanjës, Portugalis dhe Greqis, në këtë kanë hyrë veprat e Shqipëris dhe Francës. Në të ardhmen do ftohen të tjera vepra kombëtare motra që bëjnë pjesë në hapësirën tonë gjeografike.

Duke nënvizuar pavarësinë e çdo vepre kombëtare, veprimtaritë në këtë lidhje për të ardhmen, i përkasin:

  • lidhje midis veprave motra kombëtare
  • bashkëpunim misionar
  • ftesë e prezantuesve të veprave që bëjnë pjesë në SEAGF në takimet e ndryshme kombëtare
  • konferencat pastorale të përbashkëta
  •  shkëmbim i letërsisë teologjike dhe doktrinale dhe mundësi publikimi të veprave të përbashkëta
  • leje për të përdorur materialet e revistave të veprave kombëtare me qëllim që të publikohen në vendet që bëjnë pjesë në SEAGF
  • shkëmbim i mësuesve për të dhënë mësim në shkollat kombëtare biblike
  • shpërndarja e programeve kombëtare, studimi dhe aktualizimi i strategjive të përbashkëta për ungjillizim

Në pritje të kthimit të lavdishëm të Krishtit, dëshirojmë të bashkojmë forcat tona dhe të vazhdojmë të plotësojmë Urdhërimin Kryesor që na ka lënë Mësuesi ynë i dashur Jezu Krishti: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymes së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”. (Mateu 28:19,20).