Konferenca e parë misionare


Nga 20 deri ne 22 maj , u mbajt në Torino në lokalin e kishës Ungjillore ADI (Asambleja e Perëndisë në Itali ) në rrugën Spalato 9/B , Konferenca e parë misionare ADI.

13087618_1131792876861966_7223587990265400154_nMe këtë rast kanë qënë të ftuar dy shërbëtor të Perëndisë, të cilët shërbejnë prej dhjetra vitesh në misione : Greg Mundis , misionar qysh prej vitit 1978 aktualisht Drejtor Ekzekutiv i Asamblesë së Perëndisë ” Misionet në Botë “.
Tashmë i njohur dhe i shtrenjtë në Veprën tonë është Rick Cunningham , misionar qysh prej vitit 1983 i Asamblesë së Perëndisë në SHBA , Rumani , mësues , pastor dhe edukator . Kjo konferecë e parë ka qënë e karakterizuar nga dëshira e fortë për të rekuperuar kohën e humbur dhe duke inkurajuar vazhdimisht për të punuar në fushën e Misioneve për lavdinë e Perëndisë dhe për shpëtimin e shpirtrave. Nga të gjithë vëllezërit përgjegjës dhe nga vëllezërit miq misionar u ngrit një lutje e sinqert Perëndisë derisa Ai mund të prekte zemrat e besimtarëve spese : E korra është e madhe por punëtorët janë të paktë . ( Mateu 9:37 ) .

Gjatë shërbesës janë projektuar video -përshëndetjet dhe azhornimet e 11 misionarëve të mbështetur nga Italia : bashkëshortët Emanuele dhe Patricia Mango në Durrës Shqipëri , bashkëshortët Michele dhe Elena Mango Tiranë Shqipëri , bashkëshortët Davide dhe Sarà Valentino në Nigeri , bashkëshortët Egidio dhe Sarah Gabriele në Mal të Zi , bashkëshortët Fabio dhe Francesca Paolucci në Nigeri dhe motër Francesca Barbera ne Nigeri.
Mundëm të falenderonim Perëndinë  se si Ai po vepron nëpërmjet këtyre shërbëtorëve dhe u gëzuam se si Ai kujdeset për ta . Mundëm gjithashtu të lutemi për 7 kandidatët që kanë bërë kërkesë për tu nisur në fushën e misionit.
Gëzohemi se si populli italian po i përgjigjet thirrjes hyjnore .

13239142_1131400190234568_88595914025868701_nGjatë shërbesës së parë të mbrëmjes , vëlla Mundis predikoi mbi vargjet e Romakëve 10:14-15 . Si do ta thërrasin, pra , atë , të cilit nuk i besuan . Dhe si do të besojnë tek ai për të cilin nuk kanë dëgjuar ? Dhe si do të dëgjojnë pa predikues ?
Dhe si do të  predikojnë pa qënë dërguar? Si është shkruar ,” Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin ungjillin e paqes , që shpallin ungjillin e së mirës !

Vëlla Mundis, fal ndihmës së Perëndisë, na kujtoi angazhimin misionar që cilido besimtar pentekostal duhet të ketë . Një angazhim urgjent, spese shumë persona nuk kanë dëgjuar të flitet për ungjillin , një angazhim nën drejtimin e Frymës së Shenjtë , një angazhim botëror dhe një angazhim suprem.
Perëndia inkurajoi besimtarët që ishin prezent për të “shkuar” në fushën e misionit ose për të dërguar misionar në këtë fushë . Shumë të rinj ju përgjigjën thirrjes dhe vendosën t’i shenjtërojnë jetën e tyre Perëndisë.
Studimet biblike të mbajtura nga vëlla Rick Cunningham, folën mbi “kurajon për të ëndërruar” frymëzuar nga Fryma e Shenjtë, nga thirrja biblike për të shpallur ungjillin cdo krijese ,deri në 7 hapat që Jezusi përdori si : “Plan Sulmi” për të parë jetë të ndryshuara nëpërmjet dishepujve të Tij.

13165935_1131806753527245_6564069790823905527_nVëlla Cunningham , me qartësi dhe drejtim hyjnor u kërkoi të gjithë të pranishmëve , të marrin njoftim që Italia është si një ” Gjigant ” që ka nevojë për rizgjim dhe të dërgoj misionar në të gjithë botën. Nuk jemi as tepër të paktë as tepër të dobët dhe as të varfër për të dërguar punëtor në fushën e Perëndisë, por aq më tepër kemi qënë të inkurajuar për mos t’i kushtuar vëmendje gënjeshtrave të armikut por të përdorim  besimin tonë për t’i mposhtur duke pritur gjëra të mëdha prej Perëndisë.

“Prit gjëra të mëdha nga Perëndia ! Përpiqu të bësh gjëra të mëdha për Perëndinë ! ( Cit. William Carey )
Perëndia kërkon një popull që e vështron botën me sytë e Tij dhe me kurajo e vendosmëri, duke ditur të ënderroj gjëra gjithmonë e më të larta me Perëndinë.
Nëpërmjet studimeve biblike, populli italian u inkurajua në mënyra të ndryshme për t’u dorëzuar totalisht në duart e Perëndisë , me ndërgjegjësi që ka një nevojë shumë të madhe për punëtor.
Ky vizion është i rëndësishëm derisa të ketë ndryshim për të hapur portat e mbrekullive . Historia e kishes e tregon këtë , burra dhe gra kanë ndryshuar historinë , sepse kanë konfiskuar një vizion të freskët për atë që Perëndia mund të bënte nëpërmjet tyre. “Perëndi na ndihmo të ëndërrojmë dhe të kemi kurajo për të ëndërruar madhërisht “.

Në mënyrë të detajuar studimet biblike kanë caktuar që për të përmbushur thirrjen hyjnore është i nevojshëm organizimi individual dhe i kishës lokale.
Individualisht , duke verifikuar ne c’mënyrë jemi të përfshirë në misione si shpirtërisht dhe financiarisht ; si kish lokale me programe të qëndrueshme duke mbështetur familjet misionare duke i mbështetur gjithashtu me besim të vazhdueshëm duke i konsideruar misionarët si pjesë e familjes të kishës lokale. Natyrisht që një organizim i tillë duhet të jetë edhe në nivel kombëtar, nëpërmjet Departimentit të Jashtëm, për të ndihmuar bashkëpunimin me organizime të tjera misionare botërore, duke bërë skuadër për të marr pikët e forcave nga kushdo .

13240105_1131979090176678_3828107090747070401_nNëpërmjet shërbesave vëlla Mundis, na kujtoi sa është e rëndësishëme të dëgjosh vullnetin e Perëndisë dhe si rezultat të flasësh me Perëndinë  ” Kudo dhe me cfarëdo lloj cmimi.”
Ndërsa në mbrëmjen e parë ka pasur një thirrje për shenjtërim dhe mision, në mbrëmjen e dytë ka pasur një thirrje për prindërit dhe gjyshërit e atyre të rinjëve që dëshirojnë të shkojnë në fushën e misionit, por që kanë pengesa nga familjet e tyre. Perëndia është i mirë, sepse shumë kanë shenjtëruar bijtë e tyre dhe nipërit e tyre Perëndisë . Gjatë shërbesës së fundit të drejtuar nga vëlla Loria , president i Asamblesë të Perëndisë në Itali , Perëndia na ngushëlloi nëpërmjet vargjeve të Psalmit 139.

Vëlla Mundis, theksoi nëpërmjet Fjalës dhe eksperiencës së tij personale , që njohja të cilën Perëndia ka për ne është e mbrekullueshme . Ai ka plane të pashpjegueshme dhe të përsosura për jetën tonë , dhe na ka formuar për qëllimet e Tij, të përgatitur në qiell ndërsa formoheshim ne barkun e nënës .Satani do të kërkoj të ndërmjetësoj pengesa , por ne duhet të marrim vendim për të qënë të bindur dhe të ecim ne dritë , ashtu sic Zoti ynë  është në dritë . Perëndia mund të na përdori kushdo që ne jemi dhe cilado qoftë historia jonë , sepse kryqi i Jezusit mbulon cdo mëkat . Të kërkojmë më së pari mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e Tij , t’i bindemi Atij dhe Ai do të na drejtoj në rrugën që ka përgatitur për ne . Nuk ka rëndësi se cfarë na ka bërë bota , Jezusi mund të fshij cdo gjë . Thirrja e fundit ju drejtua atyre që ishin të abuzuar psikologjikisht , shpirtërisht , dhe seksualisht , derisa ata të falnin e të liroheshin nga cdo lloj zemërimi dhe mërie. Shumë ju përgjigjën thirrjes dhe Perëndia sigurisht filloi një proces shërimi në këto zemra . Dhe ja më në fund vëllezërit tanë të Departimentit të Jashtëm ( Gargano, Fragnita , Mortelliti, Perugini , Tilenni )

13220958_1132603976780856_9047180176592453237_n

Sëbashku me vëllezërit miq të kësaj konference dhe me vëlla Loria . Falenderojmë Perëndinë për besnikerinë e Tij dhe konkludojmë duke inkurajuar të gjithë për të marr pjesë në këtë shërbim të mbrekullueshëm dhe duke ditur që misionet janë bërë: ” Nga këmbët e atyre që shkojnë , nga gjunjët e atyre që luten dhe nga duart e atyre që japin ” .
Lavdi Perëndisë.