Konferenca e përgjegjësve PEF 2016


Rreth 150 udhëheqës të ardhur nga Europa janë mbledhur ne Zagreb të Kroacisë, me rastin e konferencës vjetore të PEF të mbajtur nga 2 deri në 4 Mars 2016 në Hotel Panorama.

Tema e konferencës ishte :”Themelimi i Kishave në Europën e sotme” ; duke theksuar nevojën urgjente për të themeluar kisha, për nevojat shpirtërore në krizën aktuale të emigrantëve në kontinentin tonë.

Në seksionin e hapjes ,pas mesazhit të urimit mirë se ardhës dhënë nga pastor Damir Spoljaric( President i lëvizjes Perntekostale Host) . Dr. Peter Kuzmic ( Kroaci )
Përshkroi tendencat aktuale në Europ duke thirrur kishën për predikimin e Ungjillit në shoqërinë tonë të trazuar. Dr. John Wagenweld ( SHBA ) ekspozoi nje plan të ndarë në shtatë pika të nevojshme për themelimin e kishave.
Pastor Moise Ardelean ,President i Lëvizjes Pentekostale Rumene ,pati vënë në dukje parimet biblike të zhvillimit të mrekullueshëm të kishave në vendin e tij.

pef2016

Në shërbesën e Darkës së Zotit që i ofruam Perëndisë kujtuam bashkin tonë me Krishtin. Pastori Pierre Chiner (Francë ) ndau mesazhin e Fjalës së Perëndisë rreth rëndësisë për t’i kaluar dëshminë brezit të ri .

Vëlla Paul Trementozzi ( SHBA ) përfundoi konferencën duke i bërë thirrje popullit pentekostal të jetoj mandatin e Perëndisë ,” të praktikoj drejtësinë ,të dojë mëshirën , të eci me përulje ” siç është shkruar në Mikea 6:8 . Pjesëmarrsit kanë patur momente të mëdha bashkësie dhe ndarje të Fjalës ,në veçanti nëpërmjet shtatë laboratorëve të ofruar për argumente të përshtatshme , një seksion u është dedikuar motrave dhe një laborator dedikuar të rinjve mbi pëdorimin e rrjeteve sociale (internet)  dhe një tavolinë rrumbullake mbi krizën e emigrantëve.

Një pikë e spikatur e Adamblesë së Përgjithme vjetore ka qënë zgjedhja e Presidentit të ri të PEF, pastori Pelle Hörnmark inspektor i Lëvizjes Pentekostale Suedeze ,që merr përsipër nga Dr. Arto Hämäläinen (Finland ) që ka shërbyer në këtë rol tre vitet e fundit . Vëlla Marek Kaminski inspektor o Asambleve të Perëndisë në Poloni u zgjodh zëvëndës president .

12 përfaqëdues rajonal janë ratifikuar nga vet Asambleja e Përgjithshme për të kompozuar garnizonin e ri për tre vite 2016- 2019.

Një vlerësim i veçant ju shpreh presidentit që doli ,për kohën e gjatë të shërbimit në brendësi të PEF, dhe për të u aprovua vendimi i emërimit Anëtar Nderi i Garnizonit.

Konferenca koinçidoi me 50° vjetorin e PEF . Në këtë rast të veçant , çdo pjesëmarrësi i është dhuruar një kopje e librit që flet mbi PEF me titull ” Nga Roma në Zagreb” shkruar nga drejtori ekzekutiv , vëlla Daniel Kostanza .

Vet Asambleja e Përgjithshme ka mirëpritur zyrtarisht katër lëvizje si anëtar të rinj të PEF . Moldavia, Serbia , Bullgaria dhe Irlanda .

Konferenca e vitit të ardhshëm do të jetë e organizuar bashkë nga PEF dhe PEM , dhe do të zhvillohet në kishën ” Filadelfia ” në Stokholm ( Suedi ) nga 7 deri në 10 Mars 2017 .
Imazhe të konferencës dhe burime mësimore janë të dosponueshme mbi : www.pef.eu .

Këshilli : PEF
President – Pelle Hönmark ( Suedi )
Zëvëndës President -Marek Kaminski ( Poloni )
Sekretar- Esko Matikainen (Finland)
Arkëtar – Siegfried Tomaz Sewski ( Gjermani , SHBA )

Përfaqësuesit Rajonal:
Europa Veriore : Jan Eilert (Norvegji)
Riamantas Kupstys ( Letoni )
Europa Perëndimore : William Kay
(Britani e Madhe)  Nick Park (Irland)
Europa Qëndrore:  Edwin Jung
(Austria) Imre Pinter ( Hungari)
Europa Jugore : Christian Blanc  (Francë) Angelo Gargano ( Itali )
Europa Lindore : Nikolai Zalutsky
( Rusi) Leonid Biruk ( Bjellorusi )

Burim nga : PEF , Bruksel ( Belgjik )