Refugjatët në Greqi


« shumë njerëz do të shkojnë andej-këndej…» Danieli 12:4

Ja, Zoti zbras tokën dhe e bën të shkretë….shpërndan banorët e saj..
Toka është në zi dhe vuan…njerëzit me poste nga populli i dheut ligështohen…
Sepse këta kanë shkelur ligjet, kanë ndryshuar statutin, kanë marrë nëpër këmbë beslidhjen e përjetëshme…Isaia 24:1-5

Mijëra refugjat nga Siria dhe vëndet përreth kanë lënë vëndin e tyre, duke braktisur shtëpitë e tyre dhe janë arratisur për një jetë më të mirë në Europë. Gjatë udhëtimit shumë prej tyre janë mbytur në det. Të tjerët kanë arritur në dy vëndet mikëpritëse, Greqi dhe Itali me qëllimin që të vazhdojnë drejt Europës Veriore.
Kështu, nëpërmjet detit dhe tokës, mijëra refugjatë mbërritën në Greqi pas një udhëtimi të gjatë….

Besimtarët grek pranë refugjatëve.

Më 19 shtator, rreth pesëdhjet besimtarë dhe të rinj të ardhur nga Maqedonia greke ( Neapolis, Filipia, Selaniku, Bere, Aleksandreia..) kanë vizituar shumë refugjat në kufi me  Maqedoninë jugore.

Misioni ynë ishte i trefishtë
1) dhënie ushqimi të uriturve
2) dhënie uji të eturve
3) të mirëpresim të huajin (Mateu 25:35)

Kemi shpërndarë 2600 bidona uji dhe 1500 çanta me ushqime të përshtatshme për refugjatët. Disa besimtarë mjek kanë ofruar ndihmë mjekësore vullnetare. Kurse te rinjtë e tjerë kanë punuar me veprimtaritë e higjenës dhe pastërtisë.

Ishte ky një bekim i veçantë dhe një eksperiencë e vetme për të gjithë besimtarët.
U nisëm me lutje dhe me lot dhe u kthyem me këngë gëzimi (Psalmi 126:5)

Ishte shumë prekëse të shikoje fëmijët në krahët e prindërve të tyre që ecnin për shumë kilometra për të marr trenin ose autobuzin për një vënd tjetër. Të gjithë besimtarët në greqi punojnë për të ndihmuar refugjatët në Athinë, Mitilini, Kretë…

Lidhja e Kishës Ungjillore Pentekostale në Greqi ka drejtuar misionin.

Le ti lutemi Perëndisë së paqes, Atit tonë, që të japi paqe në Siri dhe në shtetet rrethuese dhe që të na japi hir për të predikuar Ungjillin mijëra refugjatëve që mbërrijnë në vendin tonë .

Dr. Lambis Sidiropulos.